Flash News

KRYESORE

Milva Ekonomi në vend të Ahmetajt, PS i beson drejtimin e Komisionit të Ekonomisë

Milva Ekonomi në vend të Ahmetajt, PS i beson drejtimin e Komisionit

Para nisjes së seancës plenarë që është parashikuar për në orën 17:00, Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar.

ABC news raporton se gjatë mbledhjes është propozuar emri i Milva Ekonomit, për të zëvendësuar Arben Ahmetajn në postin e kreut të Komisionit të Ekonomisë, pas emërimit të këtij të fundit si ministër i Rindërtimit.

Kujtojmë se Ahmetaj u emërua ministër i Shtetit për Rindërtimin, pas situatës me tërmetin e 26 nëntorit.

Emri i Konomit do të votohet sot në Kuvend. Seanca e sotme në kuvend vjen pas një pauze prej një muaji. Ndër çështjet që do të diskutohet në këtë sesion është dhe ajo e Reformës Zgjedhore për të cilat palët arritën një marrëveshje.

Të fundit