Flash News

KRYESORE

Mimi Kodheli: Shkarkimi i Bushatit do ishte më i drejtë në 2017-ën

Mimi Kodheli: Shkarkimi i Bushatit do ishte më i drejtë në

Për kryetaren e Komisionit për Politikë të Jashtme, Mimi Kodheli, do të ishte më e drejtë nëse Ditmir Bushati do të ishte shkarkuar si ministër i Jashtëm në vitin 2017-të, kur kryeministri Edi Rama bëri ndryshimet e para thelbësore në kabinet. Sipas Kodhelit, shkarkimi i Bushatit, në këtë moment sfidash në Europë, nuk ishte zgjedhja më e mirë.

“E kam parë më të drejtë lëvizjen e Bushatit pas katër vitesh me lëvizjen e ministrave të tjerë (në 2017) sesa në këtë kohë, por ky është tagri i kryeministrit”, u shpreh Kodheli në emisionin ‘Real Story’.

Ish-ministrja e Mbrojtjes tha se mbetet për t’u parë se si do të funksionojë Ministria e Jashtme me delegimin e Gent Cakajt.

Të fundit