Flash News

KRYESORE

Mimika e Edi Ramës në Parlament, deputeti: Edhe intelektualët më të njohur në botë janë pozicionuar kundër tij

Mimika e Edi Ramës në Parlament, deputeti: Edhe intelektualët

Gjesti i kryeministrit Edi Rama në Parlament me gjuhën jashtë, bëri xhiron e mediave, të memeve, por pati dhe komente të shumta nga politikanët.

Është deputeti demokrat Edi Paloka, i cili teksa ka publikuar foton e kryeministrit shkruan se edhe intelektualët e njohur janë pozicionuar kundër tij. Kjo sipas Palokës, pasi e kanë kuptuar që qëndrimi i Ramës në postin e kryeministrit do të ketë pasoja të rënda.

“Edhe Intelektualet me te njohur e me me personalitet te botes shqiptare, tanime jane pozicionuar kunder tij. Nje pjese sepse e kane kuptuar se qendrimi me gjate i tij ne postin e kryeministrit do te kete pasoja te renda per vendin dhe shqiptaret e nje pjese sepse kane kuptuar qe edhe heshtja ne keto momente do te ishte e turpshme.

Ne mbeshtetje te tij kane mbetur disa zarbo te pafytyre qe per hir te se vertetes duke dale me surratet e tyre ne krah te tij , vetem sa e evidentojne me shume faktin se sa e turpshme eshte sot te jesh ne te njejtin krah me ate te Rames”, shkruan Paloka.

Të fundit