Flash News

KRYESORE

Minatorët i japin afat Ramës deri të mërkurën, reagon Endri Fuga: Po punojmë për gjetjen e një zgjidhje

Minatorët i japin afat Ramës deri të mërkurën, reagon

Prej muajsh minatorët kërkojnë që të miratohet ligji për Statusin e Minatorit. Ata dhe më herët kanë protestuar para Kryeministrisë, si dhe i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama që të gjendet një zgjidhje.

Ditën e sotme disa përfaqësues të minatorëve kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të Kryeministrisë, në mungesë të Ramës.

Në një reagim në Twitter, këshilltari i Edi Ramës, Endri Fuga shprehet se po punohet për gjetjen e një zgjidhje.

“Komunikimi me përfaqësuesit e minatorëve vazhdon, njësoj siç vazhdon puna për gjetjen e një zgjidhje të qendrueshme dhe përfundimtare. Angazhimi i Kryeministrit maksimal”, shkruan Fuga.

Ndërsa Fiqiri Xibri, kreu i sindikatës së minatorëve 1991 u shpreh para medias se i kanë lënë afat kryeministrit Rama deri të mërkurën.

"Diskutuam për mosveprimet e deritanishme të qeverisë. Nuk janë bërë hapat e nevojshëm për statusin e minatorit dhe mundësitë që janë për ta përfunduar në afatin minimal të mundshëm. U diskutua që afati minimal është me buxhetin e vitit të ardhshëm, por koha që ka mbetur është koha e duhur për të miratuar aktet e nevojshme. U diskutua me stafin e ngushtë të kryeministrit me dijeninë e tij.

Na thanë se të mërkurën do bëjmë një takim të madh të përfaqësuesve të minatorëve me kryeministrin dhe të gjithë ministrat e linjës. Do diskutohet drafti i tyre i dakordësuar por që është mbajtur peng për shkak të mos vlerësimit të kostos.

Të mërkurën do diskutohet drafti që është propozuar që më parë dhe që është dakordësuar edhe me konfederatën e sindikatave.

Nëse të mërkurën nuk na pret më kryeministri dhe nuk ka dakordësi atëherë s’ka më kthim prapa, dy duar për një kokë”, deklaroi Xibri.

Të fundit