Flash News

KRYESORE

Mini-Shengeni ballkanik, Basha: Nuk mund të zëvendësojë dështimin e negociatave

Lideri demokrat Lulzim Basha ka reaguar për samitin e sotëm në Ohër mbi mini-Shengenin Ballkanik.

Përmes dy shënimeve në Twitter, ai shprehet se lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar.

Lideri demokrat nuk le pa ironizuar kryeministrin Rama, teksa shkruan se “dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë”.

Në samitin e sotëm në Ohër, liderat kanë rënë dakord për nëntë pika, një prej tyre është që qëllimi i Ballkanit Perëndimor, të jetë hyrja në BE. Diskutime kanë të bëjnë me zbatimin e katër lirive të Bashkimit Evropian, ku përfshihen lëvizja e mallrave, njerëzve, produkteve dhe shërbimeve.

Mini Shengeni ballkanik / Vuçiç nga Ohri: Kemi rënë dakord për gjëra shumë të rëndësishme

Të fundit