Flash News

KRYESORE

‘Mini-shengeni Ballkanik’/ Kryeministri Rama në samitin e Ohrit, zbardhet axhenda e takimeve

‘Mini-shengeni Ballkanik’/ Kryeministri Rama në samitin e

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në samitin ‘Zbatimi i katër lirive në BE’ që do të zhvillohet në Ohër.

Zyra e kryeministrisë ka zbardhur edhe pjesë të axhendës. Mësohet se samiti do të zhvillohet ditën e diel dhe do të pasohet nga konferenca për shtyp në orën 12.00.

Në samit do të marrë pjesë edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Kujtojmë se Vuçiç para disa ditësh e konfirmoi praninë e tij dhe tregoi lidhur me një telefonatë që zhvilloi me Ramën dhe kryeministrin maqedonas Zaev.

Të tre liderët kanë ngritur idenë e krijimit të ‘Shengenit të Ballkanit’, që synon lëvizje të lirë të mallrave, shërbimeve mes tre vendeve.

Të fundit