Flash News

KRYESORE

“Mini-Shengeni Ballkanik” me Serbinë, LSI: Rama marionetë e Vuçiç, dëmton rëndë imazhin e Shqipërisë në dy pika

“Mini-Shengeni Ballkanik” me Serbinë, LSI: Rama marionetë

Lëvizja Socialiste për Integrim, në një deklaratë për mediat e ka cilësuar “Mini-Shengeni Ballkanik” me Serbinë të firmosur dje edhe nga kryeministri Edi Rama si një sfidë të hapur për Bashkimin Europian.

Përmes ish deputetit, Viktor Tusha, LSI e ka konsideruar kryeministrin si një marionetë e Aleksandër Vuçiç, duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, në dy pika thelbësore;

“E para: Ky i ashtuquajturi “mini-Shengen Ballkanik” është një sfidë e hapur për Bashkimin Europian, një reagim kapriçioz dhe i rrezikshëm i drejtuesve autokratikë rajonalë ndaj vlerave më të larta të demokracisë.

E dyta: Edi Rama pranoi hapur të bëhej pjesë e një “projekti bashkëpunim” rajonal, në të cilën, me vetëdije të plotë, u përjashtua gjysma e Shqipërisë-Kosova.

Qeveria dhe megafonët e saj e mbështesin “mini-Shengenin”, me argumentin se idea e tij është hedhur në Samitin e Berlinit, e organizuar nga Kancelarja Angela Merkel.

Ky qëndrim është një deformim i ulët i historisë së re ballkanike. Për këdo që ka njohuritë minimale nga diplomacia e viteve të fundit, Samiti i Berlinit i vitit 2014 sugjeroi krijimin e një Pakti Bashkëpunimi të të gjithë vendeve të Rajonit, nën prespektivën e Bashkimit Europian.

Shumë e thjeshtë-Gjermania sugjeroi që vendet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën, të ndërtonin raporte bashkëpunimi me njëra-tjetrën, si forma e duhur për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Por, 5 vjet pas këtij projekti, Rama dhe Vuçiç, të vendosur përballë murit të Bashkimit Europian për shkak të problemev

e me qeverisjen e tyre, vendosin të “bashkohen” me njëri-tjetrin, duke cënuar rëndë rrugëtimin drejt Unionit, si edhe duke përjashtuar, me vetëdije të plotë, Kosovën.

Edi Rama zgjodhi që, përpara Brukselit, të bashkohet me Serbinë, vendin kryesor aleat të Rusisë, Kinës dhe Turqisë në Ballkan.

Me Edi Ramën në krye, Shqipëria rrezikon të devijojë nga aleatët strategjikë ndërkombëtarë dhe të afrohet me vende që kërcënojnë vlerat e përbotshme demokratike.

Gjermania, pak kohë më parë, i dha fund marrësisë Rama-Vuçiç për ndryshimin e kujfive në Ballkan, një projekt ogur-zi që cënonte paqen delikate në rajonin tonë.

Tashmë, është radha e qytetarëve shqiptarë të bashkojnë forcat për t’i dhënë fund marrisë së keq-qeverisjes së Edi Ramës në Shqipëri”, reagon LSI.

Të fundit