Flash News

KRYESORE

Mini-Shengeni Ballkanik, protesta para kryeministrisë: Bashkim me Kosovën, jo me Serbinë

Takimi i tretë për mini-Shengenin Ballkanik në Tiranë është shoqëruar me protesta prej natës së mbrëmshme.

Edhe sot, aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar para godinës së kryeministrisë, duke kundërshtuar marrëveshjen me Serbinë dhe pa praninë e Kosovës.

Në  disa nga pankartat e qytetarëve shkruhej: ‘Merru me qytetarët e prekur nga tërmeti dhe jo me ‘Jugosllavinë e re’, si thirrje për kryeministrin Edi Rama, ‘Duam bashkim me Kosovën, jo me Serbinë’, etj.

Në këtë takim, të tretin pas Novi Sad dhe Ohër, marrin pjesë kryeministri Rama, presidenti i Serbisë, Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Të fundit