Flash News

KRYESORE

Mini-Shengeni Ballkanik, Rama: Forcon Kosovën dhe Shqipërinë, kush është kundër nuk kupton asgjë

Mini-Shengeni Ballkanik, Rama: Forcon Kosovën dhe Shqipërinë,

Kryeministri Edi Rama është ndalur gjatë takimit me socialistët në prezantimin  e Paketës Speciale AntiKÇK edhe te debati për mini-Shengenin Ballkanik.

Rama u është përgjigjur kritikëve se kush është kundër, nuk kupton asgjë. Sipas Ramës, kjo marrëveshje forcon Kosovën dhe Shqipërinë, e vendos në pozicion të favorshëm me Serbinë.

“Për Shengenin rajonal kush është kundër nuk kupton asgjë, nga çdo pozitë që nga pozita më nacionaliste deri te ajo më liberale.

E para është një vizion dhe një këmbëngulje nga ana jonë qysh ditën e parë të procesit të Berlinit. Ka qenë i penguar nga Presidenti i Serbisë deri para pak muajsh me të cilin kam bërë pafund debate dhe komunikime. Nuk bëjmë dot marrëveshje rajonale mbi tregtinë nëse nuk bëjmë marrëveshje mbi lëvizjen e lirë të njerëzve? A do hapet kufiri, do bashkohet Shqipëria me Kosovën?

Kjo e forcon Kosovën dhe Shqipërinë, e vendos në pozicion të favorshëm me Serbinë, politika e vetërrethimit është politikë vrasëse për Kosovën.

Gjëja më e lehtë është të bësh patriotin me pizhame. Sot ka plot që se kuptojnë, por e kuptojnë nesër. Ne jemi zgjedhur për të udhëhequr, që edhe kur shumica nuk është dakord për diçka, të udhëheqim drejt asaj që shohim”, tha Rama.

Të fundit