Flash News

KRYESORE

Mini-Shengeni ballkanik/ Rama, Vuçiç dhe Zaev flasin në telefon për takimin e radhës në Ohër

Mini-Shengeni ballkanik/ Rama, Vuçiç dhe Zaev flasin në

Kryeministri Edi Rama, homologu i tij maqedono-verior Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç patën një komunikim në telefon, ku diskutuan për takimin e radhës në Ohër më 9 nëntor, ku do të mblidhen për nismën e mini-Shengenit ballkanik.

Kreu i shtetit serb njoftoi në Instagram se ai pati një tjetër bisedë me dy kryeministrat, ku u fol për hapat e radhës për ta finalizuar këtë nismë.

Në takimin e parë në Novi Sad më 10 tetor, Rama, Vuçiç dhe Zaev dolën me një deklaratë të përbashkët ku u angazhuan për krijimin e një mini-Shengeni ballkanik brenda vitit 2021.

Ndërkohë që liderët presin që të ketë të tjera shtete të Ballkanit, që t’i bashkohen kësaj nisme. Kosova, Bosnjë Hercegovina dhe Mali i Zi janë ftuar që të jenë pjesë të mini-Shengenit ballkanik, ku në këtë hapësirë nuk do të ketë më taksa, lëvizja do të jetë e lirë, e gjithashtu cilido shtetas ka të drejtë që të punojë në cilindo vend, nëse siguron kontratë pune. Por Rama e ka bërë të qartë që nëse Kosova nuk bëhet pjesë e projektit, atëherë edhe Shqipëria tërhiqet.

Të fundit