Flash News

KRYESORE

Mini-Shengeni, ish-ministrja e Integrimit: Të bësh ‘show’ me Kosovën është veprim i ulët dhe fyes

Mini-Shengeni, ish-ministrja e Integrimit: Të bësh ‘show’

Pas qëndrimit të kryeministrit Rama ndaj Kosovës për çështjen e Mini-Shengenit, ka reaguar edhe ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e cila është shprehur veç të tjerash se gjuha e arrogancës së kryeministrit është fyese për një shtet të pavaruar si Kosova.

Ajo gjithashtu ka theksuar se bashkëpunimi Ballkanik është i domosdoshëm, por ai duhet të kryhet me transparencë dhe me gjithpërfshirje.

“Kryeministri të mos japë vetëm shifra miliarda euro për të marrë vëmendjen e publikut por të analizojë me saktësi përfitimet konkrete për Shqipërinë.

Të bësh shoë sot me Kosovën është veprimi më i ulët dhe nuk i shkon për shtat Shqipërisë! Edhe nëse Kosova ka rezerva, a është ulur dikush nga qeveria jonë për të diskutuar me ta? Cfarë duhet bërë që Kosova të jetë pjesë e këtij bashkëpunimi?

Ky do të ishte reagimi i një shteti normal!”, mbyll reagimin Gjosha.

Postimi i plotë:

I turpshëm qëndrimi i Kryeministrit ndaj Kosovës. Gjuha e arrogancës që kalon përtej kufijve është pasqyra e shëmtuar e lidershipit tonë, është fyese për një shtet të pavaruar si Kosova dhe për gjithë qytetarët Kosovarë.

Bashkëpunimi Ballkanik është i domosdoshëm, por ai duhet të kryhet me transparencë dhe me gjithë përfshirje. Në cdo bashkëpunim është e nevojshme të udhëhiqemi nga interesi kombëtar. Ndaj gjithë kujt nga ne sot i lind pyetja: Cfarë përfitojmë ne nga kjo marrëveshje? Me cfarë konkuron Shqipëria në tregun rajonal? Cilat janë kapacitetet tona? Cilat janë projektet konkrete?

Kryeministri të mos japë vetëm shifra miliarda euro për të marrë vëmendjen e publikut por të analizojë me saktësi përfitimet konkrete për Shqipërinë.

Të bësh shoë sot me Kosovën është veprimi më i ulët dhe nuk i shkon për shtat Shqipërisë! Edhe nëse Kosova ka rezerva, a është ulur dikush nga qeveria jonë për të diskutuar me ta? Cfarë duhet bërë që Kosova të jetë pjesë e këtij bashkëpunimi?

Ky do të ishte reagimi i një shteti normal!

Të fundit