Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ndue Ukaj
Në një rajonin të trazuar politik- siç është Ballkani- ku kurthet politike janë shkollë e njohur dhe krejt normale, edhe idetë më të fisme politike shpeshherë tingëllojnë si të dyshimta. Le më ato që ngjallin frikë dhe që lehtësisht duken e lexohen si angazhime aventuriere, të disa liderëve të pjerdhur, siç do të thoshte poeti Frederik Rreshpja, që të trullosur nga pamundësia ose mosdëshira për t’i bërë vendet e tyre europiane, duan të krijojnë një mini Europë, përtej kufijve të tashëm politik të Bashkimit Europian.
Ballkani, vazhdon të jetë rajoni më i trazuar i Kontinentit Europian dhe kjo për shkak se ky rajon qeveriset me koncepte primitive dhe nga një tufë politikanësh të mjerë, që pushtetin nuk e shohin si mundësi për të qeverisur, por për të sunduar. Ndonëse, në dekadat e fundit në rajon ka patur paqe- dhe kjo ka ndodhë për shkak të ndërhyrjes ndërkombëtare dhe jo pse palët kanë dashur- paqja nuk ka qenë e mjaftueshme që të fashiteshin ambiciet e njërit popull kundruall tjetrit, përkatësisht e serbëve kundruall shqiptarëve të Kosovës. As përpjekjet e gjata dhe investimet e shumta të Bashkimit Europian dhe SHBA-ve, nuk kanë mundur ta zbusin nacionalizmin e tërbuar dhe nuk kanë mundur ta emancipojnë rajonin që të ecë drejt e vetëdijshëm kah progresi.
Dhe sot, raportet shqiptaro-serbe, përkundër një dashurie idilike mes kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Serbisë, vazhdojnë të jenë të acaruara.
Prandaj, në këtë atmosferë të turbullt politike, çdo përpjekje për të sajuar diçka që nuk është në frymën e Bashkimit Europian dhe që nuk përkon me synimet për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, ka shenjat e një projekti utopik, kostoja politike e të cilit do të jetë shumë e shtrenjtë dhe me pasoja. Dhe këtë më së shtrenjti mund ta paguajnë shqiptarët.
Projekti i Mini-Shengenit, në këto rrethana politike dhe gjeostrategjike, ka tiparet e një përpjekje për të ngjizur një mini Europë, por përtej kufijve realë të Europës së sotme politike. Në këtë drejtim, pavarësisht lehtësirave që mund të krijojë ideja për njerëzit, është përpjekje e rrezikshme për të ardhmen e rajonit. E kjo vlen veçmas për shqiptarët. Sepse, siç tregon historia, për ta, sa herë që nuk ka patur Europë, në kuptimin e plotë të fjalës, për ta janë hapur portat e ferrit.
Për këtë arsye dhe një varg arsyesh tjera, politike, ekonomike e kulturore, shqiptarët duhet t’i hapin sytë dhe nuk duhet të mashtrohen me projekte utopike, ashtu siç janë mashtruar shpeshherë në histori.
Gjatë viteve të fundit, shumica e vendeve të Ballkanit, janë udhëhequr prej koncepteve primitive, ndaj liderë të caktuar, në momente kritike, kanë flirtuar me idetë jo europiane dhe në raste të caktuara, i kanë drejtuar edhe shigjetat e helmatisura kundër BE-së, në ç'mënyrë kanë dashur t’i armiqësojnë popujt e tyre me Europën.
Duke mos mundur t’i fshehin dështimet e shumta, për të cilat flasin qytetarët e vendeve të tyre dhe realiteti, ata gjithmonë janë justifikuar dhe BE-në e kanë përdorë si kontejnerë për t’i fshehur dështimet e tyre.
Bashkimi Europian mund të ketë krizë dhe ai vërtet ka, por kjo nuk guxon të shërbejë si arsye për të ngjizur projekte tjera, sepse ato janë projekte për të bjerrë lirinë e njëmend, demokracinë dhe të drejtat për të gjithë.
Kurse shqiptarët, më shumë se të gjithë, kanë arsye shtesë t’iu thonë jo projekteve të tilla dhe të punojnë që Europa të bëhet atdhe i vlerave të përbashkëta.
Sepse, Mini-Shengeni mund ta venit ëndrrën e rajonit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe kjo mund të hapë kapitull të ri për rajonin.
E kur jemi te shqetësimi ynë për krizën e BE-së, nuk mund të lë pa e sjellë në vëmendje të lexuesve një shkrimtar dhe një europian të madh, si Umberto Eco, i cili pati shkruar se në historinë e mendimit europian, karakteristikë e përhershme është ideja e krizës. Por Europa, që nga kohët e lashta, ka dëshmuar se ka aftësi dhe kapacitete për kritika të brendshëm: për dialog të arsyeshëm, për hapje dhe evolucion drejt progresit e përsosmërisë.
Vërtet, ky është fati i kontinentit të kulturës, artit, letërsisë, muzikës dhe vlerave të demokracisë, prej të cilit ne nuk duhet të heqim dorë.
Edhe nëse Europa po ballafaqohet me një krizë serioze, ne duhet të shohim matanë krizës, te kapacitetet dhe vlerat e trashëguara ndër shekuj – dhe tek aftësitë rigjeneruese - e të cilat, pa dyshim, janë më të forta se të metat që ka prodhuar viteve të fundit.
Në një linjë me Econ është edhe historiani i famshëm Fernand Bruadel, i cili shkruan se: “jeta shpirtërore dhe intelektuale e Europës rrjedh nën ndikimin e dhunshëm të ndryshimeve. Ajo i dëshiron, i krijon ndarjet, ndërprerjet, stuhitë, në një kërkim të pafund të një bote më të mirë.”
Prandaj, ajo që duhet të na interesojë ne, është raporti ynë i tanishëm dhe ai i nesërmi me Europën. Raporti organik. Me Europën politike, por para se gjithash me atë shpirtërore dhe kulturore. Me Europën si bashkësi kulturore, të tillë çfarë e shihnin dhe e vlerësonin themeluesit e saj, ku mbizotëron paqja, liria dhe mirëqenia për të gjithë.
Deri me sot- duhet ta themi- ne nuk jemi bërë pjesë e Europës, jo për fajin e saj dhe të asnjë vendi specifik, por për shkak të batakçinjve tanë, që kanë qeverisur me koncepte të shkreta dhe jo europiane.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38