Flash News

KRYESORE

'Minierat e vdekjes', Kol Nikollaj: Sa persona kanë humbur jetën në Bulqizë deri më sot

'Minierat e vdekjes', Kol Nikollaj: Sa persona kanë humbur

Minierat e Buqizës janë shndërruar në një ‘bastion’ vdekjesh ndër vite. Edhe sot e kësaj dite, kushtet në të cilat punojnë punëtorët nuk janë përmirësuar.

Ditën e djeshme një 22 vjeçar ndërroi jetë pasi  e zuri një masiv gurësh. Shifrat e vdekjeve ndër vite janë të frikshme.

Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj, tha në “News24”, se deri më tani kanë humbur jetën në galeri 476 persona, ndërsa 500 të tjerë janë gjymtuar si pasojë e aksidenteve në punë. Ai thotë se kushtet në të cilat punojnë minatorët janë ende të vështirë.

“Pavarësisht protestave dhe reagimeve të vazhduara, situata ende nuk është përmirësuar, në drejtim të garantimit të sigurisë së jetës së minatorëve”, u shpreh Kol Nikollaj, kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë.

Korrespondenti Enver Doçi shprehet se para 5 vitesh janë regjistruar raste të dëmtimit të fëmijëve, të cilët mbledhin krom në Bulqizë, për t’u ardhur në ndihmë familjeve të tyre.

Minatorët e Bulqizës i bëjnë apel qeverisë që të miratojë statusin e minatorit dhe të rritë pensionet për këtë kategori, në të kundërt thonë se do të zhvillojnë protesta.

Të fundit