Flash News

KRYESORE

Minishengeni, Kryemadhi: Sjellja ndaj Kosovës qartësisht antishqiptare, Rama e tradhëtoi

Minishengeni, Kryemadhi: Sjellja ndaj Kosovës qartësisht

Kryetarja e LSI e ka cilësuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj Kosovës si një sjellje antishqiptare, sa i takon mini-shengenit Ballkanik.

Gjatë fjalës së saj në konventën e LSI për Tiranën, Kryemadhi akuzon Ramën se ka tradhtuar Kosovën, e cila është në kulmin e përpjekjeve të saj për anëtarësim në organizata rajonale e ndërkombëtare.

“Boja i ka dalë edhe karagjozllëkut dhe vulgaritetit të Edi Ramës, qe e shiste si modernizëm. Ne e mirebesuam dhe me pas e nënvlerësuam si përpjekje të tij për të mbuluar padijen apo gabimet. Në fakt ajo ishte fasada e një plani të detajuar dhe të mirorganizuar, së bashku e i lidhur me një grusht njerëzish të fuqishëm dhe që rrënjët e tyre shtrihen në lobet antishqiptare.

Sjellja e tij ndaj Kosovës, është qartësisht antishqiptare: nuk mund të quhet ndryshe një politikë paternaliste ndaj Kosovës kur ky shtet i ri po forcon reputacionin e tij ndërkombëtar nuk mund te quhet ndryshe promovimi i shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë qe copëton jo vetëm Kosovën por iI vë zjarrin gjithë rajonit apo fishekzjarrët e tij demagogjike për Shqipërinë e Madhe, kur Kosova është në kulmin e përpjekjeve të saj për anëtarësim në organizata rajonale e ndërkombëtare si dhe për njohje të reja; nuk mund të quhet veçse antishqiptare një politikë presioni ndaj Kosovës për çështje të rëndësishme të marrëdhënies së saj me Serbinë, si ajo e taksës; nuk mund të quhet ndryshe angazhimi në nisma rajonale, jo-transparente, pa qëllime e objektiva të qarta, si e ashtuquajtura Mini-shengen, duke përjashtuar dhe tradhtuar Kosovën jashtë, e duke fyer publikisht udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës.

Po ndodh në kohën e Edi Ramës, që është zyrtarisht edhe ministër i jashtë i Shqipërisë, që disa vende po tërheqin njohjet për Kosovën. Ndërkohë, që miku më i ngushtë në rajon i tij është Aleksandër Vuçiç, që është arkitekt i revanshit kundër Kosovës.

Çfarë duhet të bëjë më shumë një njeri kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve që ta ndëshkojë historia?!”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit