Flash News

KRYESORE

Ministër i qeverisë tranzitore? Arben Malaj komenton propozimin e Fatmir Mediut

Ministër i qeverisë tranzitore? Arben Malaj komenton propozimin e

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj i është përgjigjur ftesës së Fatmir Mediut, që e cilësoi si kandidat potencial për ministër të qeverisë tranzitore.

Këtë hipotezë, ish ministri i Ekonomisë dhe i Financave e mohon duke e mbyllur me një “Mediu dhe unë jemi miq shumë të mirë”, edhe pse pastaj shton se “nuk merrem me supozime, në kohën e caktuar probabiliteti që të përgjigjem po ose jo është i barabartë”, sqaroi ai në emisionin ‘I ftuari’ në A2 CNN.

Veç Malajt, Mediu sugjeroi edhe Arta Daden, Ylli Bufin, Rexhep Mejdanin, Besnik Mustafaj, Rexhep Ukën dhe, Myqerem Tafajn si personazhe të përshtatshëm.

Opozita nuk pranon të marrë pjesë në zgjedhje pa krijimin e një qeverie tranzitore pa Ramën kryeministër dhe me ministra të pranuar nga të gjitha palët politike.

Të fundit