Flash News

KRYESORE

Ministra të padisiplinuar; Gramoz Ruçi shpërfillet keq në fjalimin e parë në Kuvend

Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për të ndaluar celularin në shkolla, janë ministrat e qeverisë që kanë gjithashtu nevojë për një disiplinim për këtë çështje. Sot u hap sesioni i ri parlamentar dhe të parit që i takonte të merrte fjalën ishte Gramoz Ruçi, por të pranishmit në sallë ishin shumë pak të interesuar për ato çka thoshte numri një i Kuvendit.

Siç shihet edhe nga këto foto, kryeministri Edi Rama dhe pothuajse të gjithë ministrat e kanë shpërfillur Ruçin. Ata kanë qenë shumicën e kohës të fokusuar në celularin e tyre, çka tregon për mungesë serioziteti.

Shpresojmë që ky shpërqëndrim të lidhet me faktin se kjo ishte seanca e parë për këtë sezon dhe interesi i ministrave për fjalimet në Kuvend do të rritet në seancat e ardhshme.

Opozita në Shkodër, por vëmendjen nuk e largoi nga Tirana; çfarë ndodhte në sallë para se të hynte Basha

Të fundit