Flash News

KRYESORE

Ministrat teknik nuk ikin, Mandija: Qëndrojmë deri kur të plotësohet kërkesa proceduriale sipas Kushtetutës

Ministrat teknik nuk ikin, Mandija: Qëndrojmë deri kur të

Pas iu kundërpërgjigj publikisht kryeminstrit, për raportin e zgjedhjeve të 25 qershorit, të cilin ai e quajti të njëanshëm, zv.kryeministrja Ledina Mandija, i tregoi dhe njëherë kreut të qeverisë se raporti i ministrave teknik është i ndërtuar mbi fakte dhe është legjitim. Ndërkohë që bëri me dije edhe një fakt tjetër, se ministrat teknikë do të qëndrojnë në detyrë deri kur Edi Rama të propozojë lirimin nga detyra.

Ajo tha në një intervistë për Tv Klan, se nëse kryeminstri Rama nuk bën asnjë propozim për lirimin e “teknikëve” deri në krijimin e qeverisë së re, PD nuk i shpëton dot marrëveshjes së 17 Majit.

“Ministrat dhe zv.kryeministri kanë përgjegjësinë në lidhje me funksionet dhe detyrat që ato ushtrojnë dhe nuk mund të braktisin zyrat apo detyrat. Do të qëndrojmë në detyrë deri kur të plotësohen kërkesat proceduriale sipas kushtetutës. Kjo do të thotë që duhet të dekretohet, të behet propozimi nga kryeministri, të dekretohet dhe më pas të votohet në parlament”, ka dekalruar Mandija.

 

Të fundit