Flash News

KRYESORE

Ministrat teknikë, Basha i mbledh te selia e PD para votimit në Kuvend

Ministrat teknikë, Basha i mbledh te selia e PD para votimit në Kuvend

Kreu i opozitës, Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim me gjashtë personat që do të emërohen në krye të ministrive, bazuar në marrëveshjen e arritur me kryeministrin Edi Rama.

Takimi është duke u zhvilluar në selinë blu, pak orë përpara se në Kuvend të miratohet për emrat e rinj të kabinetit qeveritar.

PD propozoi dje të emërohet Ministër i Brendshëm, Dritan Demiraj; Helga Vukaj-Ministre e Financave; Gazmend Bardhi- Ministër i Drejtësisë; Mirela Karabino- Ministre e Arsimit; Arben Beqiraj- Ministër i Shëndetësisë; Xhulieta Kërtusha-Mirëqenies Sociale; Ledina Mandija-Zv/kryeministre.

Të fundit