Flash News

KRYESORE

Ministre në qeverinë e Ramës? Majlinda Bregu: Jam lodhur duke përgënjeshtruar

Ministre në qeverinë e Ramës? Majlinda Bregu: Jam lodhur duke

Majlinda Bregu ka reaguar sot në mbledhjen e Shkollës Europiane Verore për lajmin që qarkulloi ditë më parë se ajo mund të bëhej ministre e Integrimit në qeverinë Edi Ramës. Bregu u shpreh se ndihet e lodhur duke përgënjeshtruar lajme të pavërteta, ndërsa theksoi se nuk ka nevojë të jetë në qeveri për të qenë shqiptare dhe për të punuar për afrimin e vendit me BE-në.

“Jam lodhur duke përgënjeshtruar lajme të pavërteta. Mua nuk më duhet të jem në qeveri apo në Parlament për të qenë shqiptare. Çfarëdo funksioni të kem më takon që të punoj për të afruar datën e hapjes së negociatave më BE", tha Bregu. 

Në qeverinë e re të Ramës, Ministria e Integrimit do të integrohet brenda Ministrisë së Jashtme, duke ngjallur shqetësime për një ulje të vëmendjes ndaj procesit integrues. 

 

Të fundit