Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, Qeveria miraton kompetencat që do të ketë Elisa Spiropali
Në mbledhjen e Qeverisë, e zhvilluar sot, janë miratuar edhe kompetencat që Elisa Spiropali do të ketë si Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Bazuar në këtë vendim, kompetencat e ministres Spiropali do të jenë konsiderueshme, kryesisht në raportet e Qeverisë me strukturat e Parlamentit. Ajo do të jetë e pranishme edhe në mbledhjet e konferencës së kryetarëve të Kuvendit.
Vendimi:
PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRIT TË SHTETIT PËR MARRËDHËNIET ME PARLAMENTIN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Miratimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, si dhe të kompetencave për realizimin e tyre, sipas këtij vendimi.
II. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e ushtron veprimtarinë e tij në këto fusha përgjegjësie shtetërore:
- Në cilësinë e përfaqësuesit të Këshillit të Ministrave, ndjek dhe bashkërendon veprimtarinë e qeverisë me Kuvendin e Republikës së Shqipërisë (në vijim, Kuvendi) për:
a) hartimin dhe miratimin e programit të punës e të kalendarit të punimeve të Kuvendit;
b) procesin e pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Këshillit të Ministrave, si dhe dërgimin e të dhënave apo të informacioneve gjatë procesit ligjbërës të Kuvendit;
c) seancat e pyetjeve, interpelancat, peticionet, si dhe kontrollin që ushtrojnë komisionet e përhershme parlamentare mbi ministritë përgjegjëse apo autoritetet përgjegjëse të administratës shtetërore.
- Përgatit dokumente apo mendime vlerësuese për projektaktet e propozuara për shqyrtim në Këshillin e Ministrave. Bashkërendon, nëse nevojitet, veprimtarinë e Këshillit të Ministrave, ministrive apo autoriteteve përgjegjëse shtetërore me institucionet e pavarura.
- Përfaqëson Këshillin e Ministrave në marrëdhëniet e informimit të publikut për vendimmarrjet e Këshillit të Ministrave.
III. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, për realizimin e fushës së përgjegjësisë, sipas pikës 1, të ndarjes II, të këtij vendimi, ka këto kompetenca:
- Merr pjesë në mbledhjen e konferencës së kryetarëve të Kuvendit.
- Bashkërendon programin dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit me programin politik të Këshillit të Ministrave.
- Informon vazhdimisht dhe në kohë Kryeministrin, kur është rasti, edhe Këshillin e Ministrave, për programin dhe kalendarin e procesit ligjbërës të Kuvendit, si dhe për aktivitetet e tjera të tij.
- Ndjek në mënyrë periodike ecurinë e procesit ligjbërës në Kuvend, nëpërmjet procesverbaleve dhe relacioneve që përpunohen gjatë shqyrtimit të projektligjeve dhe informon Kryeministrin për problematikat që mund të dalin gjatë këtij procesi.
- Bashkërendon punën për pjesëmarrjen e anëtarëve të Këshillit të Ministrave në mbledhjet e komisioneve të Kuvendit.
- Kujdeset për dërgimin në komisionet e Kuvendit të relacioneve, të të dhënave apo dhe të informacioneve të kërkuara nga ministritë apo autoritetet përgjegjëse shtetërore gjatë procesit të:
a) shqyrtimit të një projektligji;
b) zhvillimit të një procedure pyetjesh, interpelance apo shqyrtimi të një peticioni.
- Ndjek ecurinë në Kuvend të projektligjeve të ndërmarra me nismën e një deputeti apo njëzet mijë zgjedhësve:
-a) duke bashkërenduar punën dhe duke u kujdesur për dërgimin pranë komisionit përkatës të Kuvendit të mendimeve nga ministria, në fushën e përgjegjësisë të së cilës është projektligji;
b) duke vlerësuar nëse përmbajtja e tyre harmonizohet me programin politik të Këshillit të Ministrave;
c) duke bashkërenduar punën me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për analizën për koston financiare që ka projektligji për buxhetin e shtetit, nëse do të ketë një efekt të tillë.
- Njofton Kryeministrin për problematikat e konstatuara gjatë shqyrtimit në Kuvend të projektligjeve të ndërmarra me nismën e një deputeti apo njëzet mijë zgjedhësve.
- Përfaqëson Këshillin e Ministrave në mbledhjet e komisioneve të Kuvendit, ku shqyrtohen projektligje apo akte normative të ndërmarra me nismën e Kryeministrit.
- Ndjek, së bashku me drejtuesit e institucioneve të pavarura, shqyrtimin në Kuvend të projektligjeve, që trajtojnë organizimin dhe funksionimin e këtyre institucioneve.
- Kujdeset dhe bashkërendon procesin e një kontrolli parlamentar të ndërmarrë nga komisionet e Kuvendit me ministrinë apo autoritetin përgjegjës të administratës shtetërore, i cili është subjekt i kontrollit.
- Bashkërendon punën dhe bashkëpunon me kryetarët e grupeve parlamentare për ecurinë e procesit ligjbërës.
- Bashkërendon punën me kryetarin e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare për hartimin e kalendarit të seancave për pyetje, interpelanca, mocione të besimit apo mosbesimit.
- Përfaqëson Këshillin e Ministrave në institucionet e ndryshme për paraqitjen e programit e të kalendarit të punimeve të Kuvendit, si dhe të përparësive të politikave të qeverisë.
- Kujdeset për kryerjen e detyrave për përcjelljen në Kuvend të projektakteve normative.
- Kujdeset dhe ndjek procedurat për shqyrtimin dhe miratimin në Kuvend të emërimeve që paraqiten me propozimin e Këshillit të Ministrave apo të ministrave përgjegjës.
IV. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, për realizimin e fushës së përgjegjësisë, sipas pikës 2, të ndarjes II, të këtij vendimi, ka këto kompetenca:
- Përgatit bashkërisht me ministritë e interesuara dhe paraqet për miratim në Këshillin e Ministrave mendimin me shkrim për projektligjet e ndërmarra me nismën e një deputeti apo njëzet mijë zgjedhësve.
- Nëse e vlerëson të nevojshme, jep mendim me shkrim për projektakte të veçanta, gjatë fazës së bashkërendimit të tyre, për përputhshmërinë e tyre me:
a) Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë;
a) programin politik të Këshillit të Ministrave;
c) kërkesat apo opinionet e dokumenteve politike dhe të raporteve të institucioneve të Bashkimit Evropian, në kuadër të procesit të integrimit evropian.
- Paraqet në Këshillin e Ministrave analiza, raporte, vlerësime apo rekomandime, të përgatitura nga grupe pune të ngritura me urdhër të Kryeministrit, në lidhje me zbatueshmërinë e normave juridike të caktuara apo për projektakte, të cilat synojnë zbatimin e reformave të rëndësishme, sipas programit të qeverisë.
- Drejton ose bashkërendon veprimtarinë e grupeve ndërministrore apo ndërinstitucionale të punës për përgatitjen apo vlerësimin e projektakteve, sa herë që kjo i caktohet me urdhër të Kryeministrit.
- Realizon, kur është e nevojshme, konsultime me grupe interesi, shoqërinë civile dhe/ose përfaqësues të ministrive, institucioneve të pavarura apo autoriteteve shtetërore përgjegjëse për projektligje të ndryshme dhe informon Këshillin e Ministrave në lidhje me këto konsultime.
- Bashkërendon punën dhe trajton shqetësimet që kanë institucionet e pavarura apo institucione të tjera, në lidhje me:
a) marrëdhëniet institucionale që ato kanë me Këshillin e Ministrave, ministritë apo autoritete të ndryshme shtetërore përgjegjëse;
b) hartimin e projektakteve që trajtojnë organizimin dhe funksionimin e tyre;
c) interesa të tjerë që ato kanë për projektakte të ndryshme apo për procesin ligjbërës.
- Kujdeset për dërgimin në Kuvend të përgjigjeve të përgatitura nga ministritë apo autoritetet shtetërore përgjegjëse për kërkesat për të dhëna dhe informacione gjatë procesit të shqyrtimit të një projektligji apo gjatë një procedure parlamentare pyetjesh apo peticioni.
- Kujdeset për respektimin e procedurave dhe të afateve ligjore për emërimet që i propozohen Kuvendit nga Këshilli i Ministrave apo ministri përgjegjës.
- Promovon, në cilësinë e përfaqësuesit të Këshillit të Ministrave, realizimin e objektivave parësorë të qeverisë.
V. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, për realizimin e fushës së përgjegjësisë, sipas pikës 3, të ndarjes II, të këtij vendimi, ushtron kompetencat e zëdhënësit të Këshillit të Ministrave për informimin e vendimmarrjeve më të rëndësishme të tij, si dhe për ato me interes për publikun.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38