Flash News

KRYESORE

“Ministresha e papërgjegjshme”, gazetarë dhe pedagogë i kërkojnë Nikollës të jap dorëheqjen

Kryeredaktori i ‘Gazetës Shqiptare’, Erl Murati dhe shefja e departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Filologjikut,  Lili Sula i kanë kërkuar ministres së Arsimit të japë dorëheheqjen.

“Kam diskutuar me shumë të njohur, dhe njerës pranë të majtës, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Lindita Nikollës. Nuk ka arsye pse ministria e Arsimit qëndron ende në detyrë. Qofte edhe sikur studentët ta kenë gabim dhe ministrja të ketë të drejtë, të dorëhiqet sepse Shqipëria është paralizuar, nuk zhvillohet mësim prej shtatë ditësh”, deklaroi Erl Murati në emisionin ‘Dritare’.

“Janë bashkuar studentë të rretheve dhe gjimnazistë për të dëshmaur se janë një forcë sociale e madhe. Unë mendoj se ministresha duhet të kishte përgjegjshmërinë të jepte dorëheqjen. Çfarë do të kërkonte më shumë ministrja për të dhënë dorëheqjen kur mijëra studentë janë aty. Arsimi i lartë është në kolaps dhe ju siguroj edhe si shefe departamenti. Për mendimin tim, kjo nuk është vetëm krizë e arsimit të lartë por edhe krizë sociale. Mendoj se studentët kanë në dorë fatet siç i kanë pasur studentët e viteve 1990 kur bënë ndryshime të mëdha”, u shpreh Lili Suli në Ora News.

Studentët protestojnë prej shtatë ditësh kundër tarifave të larta, dhe Nikolla ka qenë në qendër të akuzave të tyre.

Të fundit