Flash News

KRYESORE

Ministri Ahmetaj kapet ngushtë nga pyetja e deputetit të PD, Erjon Braçe i vjen në ndihmë (Video)

Ministri Ahmetaj kapet ngushtë nga pyetja e deputetit të PD, Erjon

Sa më e thjeshtë pyetja aq më e vështirë për ministrat që t’i përgjigjen asaj. Kjo situatë ndodhi në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ku ministri i Financave, Arben Ahmetaj ishte i pranishëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj e pyeti ministrin Ahmetaj nëse ekonomia kriminale, duke iu referuar mbushjes së vendit me kanabis, kishte ndikuar apo jo në ekonominë e vendit. Një pyetje që ministri mund t’i përgjigjej shkurtimisht, por zgjodhi që të hidhej nga dega në degë pa mbajtur një qëndrim.

Situatën e vështirë ku ndodhej kolegu i tij e kapi kreu i komisionit, Erjon Braçe, i cili i kërkoi Ahmetajt që të mos përgjigjej, ndërkohë deputetit demokrat i ndërpreu fjalën.

 

Të fundit