Flash News

KRYESORE

Ministri Beqiri dhe zv/kryeministrja Mandia vizitë në spital: Protestuesit u helmuan, do përgjigjen autoritetet

Ministri Beqiri dhe zv/kryeministrja Mandia vizitë në spital:

Ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri vizitoi sot në shërbimin e okulistikës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, të sëmurët e shtruar pas intoksikimit (helmimit) të 2 ditëve më parë, në aktivitetin e Partisë Demokratike.

Në vizitën e tij ai shoqërohej nga zv/kryeministrja Ledina Mandia.

Ministri pati kënaqësinë të konstatojë një përmirësim të ndjeshëm të këtyre pacientëve, të cilët pregatiten të lënë spitalin ditën e sotme.

Ndërkohë, sipas informacioneve të referuara nga spitalet rajonale rezulton se gjatë natës dhe paraditen e sotme nuk është paraqitur asnjë rast me shenja të intoksikimit (helmimit) që lidhet me incidentin e para dy ditëve.

Sa u takon pyetjeve mbi origjinën e këtij helmimi dhe autorëve të mundshëm, ministri theksoi se do t’ju përgjigjen organet kompetente të shtetit shqiptar.

Të fundit