Flash News

KRYESORE

Ministri i Brendshëm i Francës u vendos kryq të kuq dy detyrave që i ka caktuar Tiranës

Ministri i Brendshëm i Francës, Gérard Collomb ka pritur në një takim zv/ministren shqiptare të Punëve të Brendshme, Romina Kuko, me të cilën ka biseduar për çështje që lidhen kryesisht me rrjetet e trafikimit dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Ndonëse ka vlerësuar përparimin, Collomb ka kërkuar më shumë rezultate për këto dy çështje.

Edhe në postimin në ‘Twitter’, ai u ka vendosur nga një kryq të kuq këtyre dy objektivave.

“Tre muaj pas udhëtimit tim në Tiranë, prita zv/ministren e Brendshme, Romina Kuko. Objektivat: Çmontimi rrjeteve të trafikut dhe lufta kundër krimit të organizuar me origjinë shqiptare”, shkruan ministri francez.

Të fundit