Flash News

KRYESORE

Ministri i Brendshëm i Italisë mesazh Qeverisë Rama: Të goditen ‘të paprekshmit’ në Shqipëri; në Evropë nuk ekzistojnë të tillë

Ministri i Brendshëm i Italisë mesazh Qeverisë Rama: Të

Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti ka dhënë një mesazh të qartë për Qeverinë Shqiptare ku theksoi se ka ardhur koha që të goditen ata që konsiderohen ‘të paprekshëm’ në trafikun e drogës.

Duke folur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, në kuadër të mbylljes së monitorimit ajror antikanabis, Minniti tha se rezultatet e këtij operacioni duhet të ruhen në kohë, por nga ana tjetër duhet të goditen ata që konsiderohen të paprekshëm në Shqipëri, pasi të tillë nuk ekzistojnë në Itali dhe Evropë.

“Kemi përballuar një operacion të suksesshëm që u përshkrua këtu me shifra. Kemi parë një rritje progresive të rezultateve dhe kapacitetit operativ. Sidoqoftë, më lejoni të nënvizoj dy gjëra të rëndësishme. E para, operacionet e suksesshme duken në kohë. Këtë rezultat duhet ta ruajmë në kohë. E dyta, ky operacion është një objektiv strategjik i qeverisë shqiptare dhe ju do të keni mbështetjen e plotë të Italisë. Duhet të godasim të mëdhenjtë që kryejnë trafikun. Duhet të godasim ata që quhen të paprekshëm. Në Itali dhe Evropë nuk ka të paprekshëm”, theksoi ministri italian.

Minniti tha se në Ballkan luhet një lojë e rëndësishme kundër trafikimit të drogës, emigracionit të paligjshëm dhe luftës ndaj terrorizmit.

Të fundit