Flash News

KRYESORE

Ministri Bushati: Reforma e arsimit të lartë nuk ka shkuar mirë

Ministri Bushati: Reforma e arsimit të lartë nuk ka shkuar mirë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, bëhet zyrtari i dytë i mazhorancës pas Taulant Ballës, që njeh problemet që ka shkaktuar ligji i arsimit të lartë.

Në emisionin ‘A’, Bushati pranoi problemet me reformën e miratuar nga socialistët, por gjithsesi, mohoi se qeveria po sillet me arrogancë përball studentëve.

“Natyrisht që (reforma e arsimit të lartë ) nuk ka shkuar mirë. Por kjo nuk ka lidhje me arrogancën e qeverisë sepse me këtë ligj i është dhënë vetëqeverisje universitete”, tha Bushati.

Sa i përket heshtjes nga institucionet e Bashkimit Evropian për protestën e studentëve, ministri Bushati tha se “kjo është një çështje e brendshme e Shqipërisë.”

Karsta ‘përplaset’ me Bushatin në emision: Gabim i rëndë; qasje disfatiste

Pyetja e parë e Adi Krastës për Ditmir Bushatin: Çfarë ndodhi në Brazil?

Të fundit