Flash News

KRYESORE

Ministri Cakaj pa certifikatë sigurie, NATO: Do flasim në një moment tjetër

Ministri Cakaj pa certifikatë sigurie, NATO: Do flasim në një

Propozimi i kryeministrit Rama për emërimin e Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme është shoqëruar me mjaft dyshime.

Përveç mungesës së eksperiencës, është zbuluar se ai nuk zotëron as Certifikatën e Sigurimit të Personelit (CSP), e domosdoshme për një zyrtarë të nivelit të tillë për të pasur akses në informacionet e klasifikuara, të NATO-s, BE-së, shteteve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Zëdhënësi i NATO-s, Dylan P. White i pohoi shkurtimisht Politiko.al se 'do të reagojnë në një moment tjetër, nese do kenë diçka per te thene lidhur me këtë çështje' duke qenë se Cakaj nuk është dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.

Mungesa e certefikates, mund të jetë një nga arsyet që kreu i shtetit ka refuzuar të firmose shkarkimin e Bushatit dhe më pas zyrtarizimin Cakajt.

Kryeministri Rama, në një konferencë për shtyp paraditen e 31 Dhjetorit e cilësoi Cakajn si një person që ka lexuar shumë libra, pa dhënë ndonjë argument lidhur me meritat apo kontributet e 28-vjeçarit qe do udheheq disa procese te rendesishme, si: Pakti detat me Greqine apo hapja e negociatave me BE-ne ne Qershor.

Të fundit