Flash News

KRYESORE

Ministri Çuçi provon domaten direkt nga serra: As gjilpërë dhe as hormone

Pasi provoi një domate nga serra e fermerit Gjergji Hoxha në Bishan të Vlorës, ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi tha se: “Prodhimet tona bujqësore janë 100% të sigurta dhe të shijshme. Shqiptarët duhet të jenë krenarë për këto produkte, të cilat shkojnë në të gjithë Europën”.

Sipas tij, njësoj si në gati 80% të serrave në vend, edhe domatet e kësaj serre rriten pa qenë nevoja të përdorin fitorregullatorët. Pjalmimi kryhet përmes bletëve të posaçme të cilat qëndrojnë brenda serrës.

“Nuk ka as histori gjilpërash, as histori hormonesh. Nga 300 mijë tonë prodhime bujqësore që kemi eksportuar gjatë vitit 2018, nuk kemi asnjë kamion të kthyer mbrapsht. Kjo ka një domethënie të madhe për cilësinë e produktit. Ftoj të gjithë konsumatorët shqiptarë të konsumojnë këto prodhime që janë jo vetëm të sigurta, por edhe të shijshme”, tha Çuçi.

Pavarësisht fushatës së nisur nga ministri Çuçi, qytetarët denoncojnë çdo ditë raste kur produkte të ndryshme tregojnë shenja të dukshme të përdorimit të hormoneve.

Të fundit