Flash News

KRYESORE

Ministri Demiraj i vendosur të bëjë dallimin, i bën bilancin vetes: Çfarë kam arritur në 2 javë

Ministri Demiraj i vendosur të bëjë dallimin, i bën bilancin

Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj ka bërë një bilanc të punës së tij nga moment që u emërua në krye të këtij institucioni.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” Demiraj shkruan se prej 22 majit deri në 8 qershor janë sekuestruar 4 ton e 438 kg kanabis, janë shkatërruar 5.295 bimë narkotike dhe sekuestruar 80 doza heroinë.

Janë arrestuar 30 persona, 12 janë në kërkim dhe 4 janë në ndjekje, ndërsa janë sekuestruar edhe 7 gomone.

 “Lufte pa kompromis kundër kanabisit dhe përdorimit te parave te drogës ne fushatën elektorale. Ministria e Punëve te Brendshme dhe Policia e Shtetit është e angazhuar te zbatoje ligjin dhe misionin kushtetues. Te vendosur te bëjmë dallimin”, shkruan Demiraj.

Të fundit