Flash News

KRYESORE

Ministri dhe deputeti i PS-së ‘harrojnë’ kryebashkiaken socialiste. I besuari i Ramës zëvendëson Floriana Kokën

Në Sarandë janë të njohura përplasjet mes PS-së së qendrës dhe bashkisë, edhe pse kjo e fundit drejtohet nga një socialiste. Pas përjashtimit të Koço Kokëdhimës, kryebashkiakja e Floriana Koka është parë gjithmonë si ‘armik’ dhe ndarja u thellua edhe më tepër pasi Rama dërgoi në Sarandë një nga të besuarit e tij, Alket Hyseni.

Ky i fundit, duket se e ka përjashtuar kryebashkiaken nga çdo aktivitet ku ai është i pranishëm. Për këtë mjafton të shohësh Facebook-un e deputetit të PS-së.

Këtë fundjavë, ministri i Transporteve, Damian Gjiknuri dhe deputeti Hyesni ishin në disa prej bizneseve në qytetin e Sarandës. Në fotot e publikuara nga Hyseni në Facebook, mungon kryebashkiakja ndërsa është i pranishëm edhe kryetari i PS-së së Sarandës. Në një postim të datës 28 korrik, Hyseni njofton se ka pritur në Sarandë një delegacion nga parlamenti i Rumanisë dhe pas takimit, kanë shëtitur edhe në qytet. Edhe në këtë takim, mungon kryetarja e Bashkisë së Sarandës, e cila duket se gjithmonë e më shumë po zëvendësohet nga Hyseni.

Raportet e Floriana Kokës me socialistët u panë edhe gjatë vizitës së fundit të Ramës në Sarandë. Kryebashkiakja u shfaq vetëm në një prej aktiviteteve ndërsa mungoi tek aktiviteti i mbajtur tek porti i Sarandës.

Hyseni dhe Gjiknuri

Hyseni me delegacioni nga Parlamenti i Rumanisë në Sarandë

Të fundit