Flash News

KRYESORE

Ministri i Drejtësisë shkarkon drejtorin e burgut të Korçës: Abuzoi me lejet e të burgosurve

Ministri i Drejtësisë shkarkon drejtorin e burgut të

Ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra drejtorin e burgut të Korçës, Robert Kodra. Shkarkimi i Kodrës ka ardhur si pasojë e abuzimeve që ky i fundit ka bërë me shkeljen e rregullave mbi aplikimin e lejeve shpërblyese ndaj të dënuarve për krime të rënda.

“Nga hetimi administrativ i realizuar nga strukturat përgjegjëse ka rezultuar se jemi përpara rastit të shkeljes së ligjit dhe Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, që ka sjell pasoja të rënda për funksionimin normal të institucionit, si dhe mungesës së informimit të Ministrit të Drejtësisë për praktikat e lejeve shpërblyese, brenda 5 ditëve nga dhënia e tyre, siç parashikohet në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Ministri Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo zyrtar publik nën varësinë e tij që shkel ligjin”, thuhet në njoftim.

Të fundit