Flash News

KRYESORE

Ministri e akuzoi për presion ndaj 18 vjeçares, kandidati i PS publikon foton duke qeshur në zyrën e LSI

Ministri i Transportit, Sokol Dervishaj akuzoi kandidatin e PS-së në Sarandë, Alket Hysenin, për presion ndaj një vajze 18 vjeçe, brenda zyrës elektorale të LSI.

Por Hyseni ka publikuar foto nga takimi që tregojnë për një situatë tjetër. Vajza shihet në foto duke e qeshur, ndërsa Hyseni është i rrethuar nga vajza dhe gra të PS, çka nuk të jep përshtypjen për një situatë të tensionuar me persione dhe kërcënime.

Kandidati i PS është ndaluar edhe te zyra e PD, por aty nuk ka gjetur njeri.

Nuk dihet arsyeja përse ministri Dervishaj kërkoi të krijonte një klimë të tensionuar në Sarandë me reagimin e tij.

Reagimi i Alket Hysenit:

Nuk do të reshtim asnjë herë të trokasim derë më derë, shtëpi më shtëpi, dyqan më dyqan për të takuar votuesit tanë. Sot ishim në lagjen Kodër, në rrugën Bilal Xhaferri, ku shtrëngojmë dorën me qindra qytetarë. Çdo ditë e më shumë njerëz po i bashkohen Partisë Socialiste. Njerëz, të cilët presin që ne të mbajmë të vetëm timonin e reformave dhe të qeverisim vendin.

Ne jemi Partia Socialiste, familja më e madhe politike e Shqiptarëve. Rivalët tanë që dalin fshehurazi natën, joshin njerëzit me vende pune inekzistente dhe blejnë vota, janë tmerruar nga takimet tona me njerëzit dhe mbështetja masive e popullit të Sarandës. Ne bëjmë takime hapur, ditën për diell, dëgjojmë problematikat e qytetarëve dhe prezantojmë programin tonë qeverisës. Ne bëjmë shtet të fortë, rrisim ekonominë, punësimin dhe mirëqenien ndaj kemi mbështetjen absolute të popullit.

Më 25 Qershor perëndon periudha e partive shushunja që duan medoemos të hyjnë në oborrin e pushtetit për të vazhduar të ushqehen, rriten, forcohen duke mbajtur duart në tepsinë e pushtetit. Më 25 Qershor këto parti do të marrin vendin që meritojnë.

Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Qentë le të lehin, karvani ecën përpara.

Të fundit