Flash News

KRYESORE

Ministri francez infektohet me Covid-19, karantinohet në banesën e tij

Ministri francez infektohet me Covid-19, karantinohet në banesën e tij

Ministri i Kulturës në Francë, Franck Riester infektohet me Covid-19.

Ka qenë kabineti i tij që ka konfirmuar këtë fakt, duke theksuar se ministri pas dyshimeve rezultoi pozitiv me coronavirus.

“Sot, ministri rezultoi pozitiv gjatë testit të bërë, pas shfaqjes së simptomave”, njofton kabineti, teksa sqaron se zyrtari kishte marrë pjesë disa ditë më parë në Asamblenë Kombëtare, ku edhe u konfirmuan shumë raste.

Aktualisht, ministri është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është karantinuar në shtëpinë e tij në Paris.

Të fundit