Flash News

KRYESORE

Ministri gjerman për Evropën: Të mbajmë fjalën e dhënë ndaj Ballkanit Perëndimor

Ministri gjerman për Evropën: Të mbajmë fjalën e

Ministri për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth kërkon nga Bashkimi Evropian që të mbajë fjalën e dhënë ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Pas samitit të Berlinit, ku Angela Merkel dhe Emmanuel Macron nuk folën për zgjerim dhe hapje negociatash, Roth thekson se Brukseli duhet t’i qëndrojë premtimit se realizimi i reformave hap rrugën drejt BE-së.

“BE mund të jetë e sigurtë dhe e qëndrueshme vetëm nëse Ballkani Perëndimor bëhet i sigurt dhe i qëndrueshëm. Problemet e brendshme të BE-së nuk zgjidhen duke neglizhuar problemet në lagjen tonë. Ne duhet të mbajmë fjalën: Realizimi i reformave në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Shqipëri, Bosnje dhe Kosovë hapin rrugën drejt BE-së”, shprehet Roth.

Në samitin franko-gjerman nuk u bë e qartë nëse Kosovës do t’i liberalizohen vizat me BE-në, apo nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të përfitojnë hapjen e negociatave.

Të fundit