Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ministri gjerman vjen në Tiranë para qershorit: Shqipëria ka arritje, por qeveria ka probleme në luftën me krimin
Ministri i shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth do të vizitojë Tiranën para se të jepet vendimi për hapjen e negociatave.
Në një intervistë dhënë për DW, ministri i shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth shprehet se Samiti i Ballkanit Perëndimor në Sofie do të konfirmojë perspektivën e BE-së për gjithë shtetet e rajonit.
I pyetur se si e sheh rrjedhën e reformave në Shqipëri, Roth është përgjigjur, “Shqipëria ka arritur shumë. Qeveria shqiptare e di se mbetet shumë për t'u bërë. Ka disa shqetësime në lidhje me luftimin e krimit të organizuar, por përsëri rekomandimi është pozitiv. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për vendin, por edhe për BE-në dhe për të gjithë miqtë dhe partnerët e Shqipërisë”.
Intervista e plotë e Michael Roth dhënë për DW
DW: Z. Roth, cili është qëllimi i vizitës tuaj në rajon?
Roth: Qëllimi kryesor i vizitës sime në Maqedoni dhe Shqipëri është të shpreh mbështetjen e fortë të qeverisë sime. Jemi të kënaqur që shohim zhvillime pozitive në të dy vendet. Nga ana tjetër dëshiroj të inkurajoj udhëheqësit politikë, por edhe shoqërinë civile që të vazhdojnë procesin jashtëzakonisht kërkues dhe nganjëherë rraskapitës të reformave. Në fund të fundit përpjekjet ia vlejnë, por unë e di që njerëzit duhet të shohin dritë në fund të tunelit - punë, një shtet të qëndrueshëm, administratë moderne dhe funksionale, sundim të fortë të ligjit dhe kulturë demokratike. Kjo nuk është vetëm në interes të BE-së por edhe në interes të popullsisë së këtyre vendeve.
DW: Përgatitjet për Samitin e Ballkanit Perëndimor në Sofje javën e ardhshme nxorën sërish në sipërfaqe grindjet e vjetra brenda BE-së. Problemi i pavarësisë së Kosovës rrezikon suksesin e samitit, por tregon gjithashtu sërish ndarjet brenda BE-së. A janë këto ndarje të brendshme në BE që rrezikojnë perspektivat e vendeve të Ballkanit Perëndimor?
Roth: Samiti i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor nën patronazhin e presidencës bullgare të BE-së do të konfirmojë perspektivën e BE-së për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Është një mundësi e mirë për të diskutuar me miqtë dhe partnerët tanë nga vendet e Ballkanit Perëndimor se çfarë duhet të bëjnë për ta arritur këtë dhe ku mund t'i mbështesë BE-ja - me para dhe ekspertizë - në këto përpjekje. Ekzistojnë dy sfida kryesore: forcimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit nga njëra anë dhe stabilizimi i sistemit të mirëqenies, i punësimit dhe ofrimi i një perspektive pozitive për brezin e ri në anën tjetër. Shpresoj që në këtë drejtim takimi i Ballkanit Perëndimor mund të dërgojë disa sinjale pozitive për njerëzit në Ballkanin Perëndimor.
Ne duhet të marrim parasysh se Ballkani Perëndimor nuk është një bllok homogjen. Kemi jemi duke zhvilluar bisedime me Malin e Zi dhe me Serbinë. Tani po diskutojmë për shansin për të filluar negociatat me Shqipërinë dhe me IRJM-në (FYROM). Situata në Kosovë dhe në Bosnje-Hercegovinë është mjaft e vështirë. Ne mbetemi të përkushtuar, por pa reforma thelbësore do të jetë e vështirë të ridinamizojmë procesin për këto dy vende. Por kjo nuk duhet të ndikojë në perspektivat e vendeve si IRJM-ja dhe Shqipëria.
DW: Nga Shkupi jo do të qëndroni për vizitë në Tiranë. Si e shihni rrjedhën e reformave në Shqipëri?
Roth: Shqipëria ka arritur shumë. Qeveria shqiptare e di se mbetet shumë për t'u bërë. Ka disa shqetësime në lidhje me luftimin e krimit të organizuar, por përsëri rekomandimi është pozitiv. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për vendin, por edhe për BE-në dhe për të gjithë miqtë dhe partnerët e Shqipërisë.
DW: A ka dallime midis Maqedonisë dhe Shqipërisë sa i përket progresit drejt BE-së?
Roth: Këto dy vende nuk janë në garë mes tyre. Komisioni i BE-së dërgoi sinjale shumë pozitive për të dy vendet, rekomandimet janë pozitive për të filluar negociatat në të ardhmen e afërt. Tani varet nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së që të marrin një vendim në qershor. Pa arritje pozitive në të dy vendet nuk do të kishim marrë rekomandime të tilla pozitive nga Komisioni i BE. E sigurt është se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë në krye të agjendës sonë politike, jo vetëm në Gjermani, por edhe në BE.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38