Flash News

KRYESORE

Ministri Gjiknuri, djersë të ftohta në dëshminë e tij 90 minutshe për aferën “DIA-CEZ”

Në listën e dëshmitarëve VIP në gjyqin ndaj Kastriot Ismailaj për aferën mes DIA-s dhe CEZ është edhe emri i ministrit të Energjetikës Damian Gjiknuri, i cili është thirrur sot të dëshmojë në seancën gjyqësore.

“BalkanWeb” raporton se dëshmia e Gjiknurit ka zgjatur për 90 minuta, gjatë të cilave ai ka pranuar të ketë takuar përfaqësuesin e DIA-s, Rebeka Gain. Referuar dëshmisë së tij, ministri është shprehur se ka rënë dakord me Gain që çështja me qeverinë të zgjidhej me marrëveshje.

“Ismailaj i kishte lënë emër të keq kompanisë”,- mësohet të ketë thënë ndër të tjera Gjiknuri.  Gjiknuri u shpreh: “E njoh Elvis Matajn dhe avokatin Romeo Kara. I kam takuar 1-2 here. Me kane pohuar se jane te gatshem te deshmonin per aferen korruptive te DIA”. Po ashtu, Gjiknuri tregoi edhe per takimin qe ka pasur me Rebeka Gaskin, ne cilesine e administratores se DIA, e cila ka kerkuar te terhiqet nga gjyqi kunder CEZ ne Arbitrazh. Nje detaj ishte se Gjiknuri nuk e kishte marre me vete karten e identitetit, por kjo u kalua duke mos u bere problem nga gjykata.

Kastriot Ismailaj akuzohet që nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve ka përvetësuar një shumë prej afro 5 milionë eurosh, nga fondi që kishte mbledhur për llogari të faturave të papaguara të CEZ-it.

Kujtojmë se në tetor të 2015, Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi penalisht ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri dhe Avokatin e Shtetit, Alma Hicka. KLSH arriti në përfundimin se shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm financiar prej 479 milionë eurosh nga marrëveshja për zgjidhjen me mirëkuptim mes palëve e arritur nga qeveria dhe grupi çek Cez, i cili ishte pronar i 76 përqind të aksioneve të operatorit të sistemit të shpërndarjes.

Të fundit