Flash News

KRYESORE

Gjiknuri mbërrin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, përgjigjet për abuzimet me vlerë 54 milion euro në rrugën Tiranë – Elbasan

Gjiknuri mbërrin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda,

Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri po dëshmon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me dyshimet për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan.

Kujtojmë që vetë Gjiknuri ka bërë kallëzim për abuzimet me rrugët. Për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan, janë në pranga tre ish-zyrtarë: Dashamir Xhika, që ka qenë drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Albens Alite dhe Aksel Qurduka, dy ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Dëmi i përllogaritur nga Prokuroria për abuzimet me tenderët dhe amendimet e kontratave me kontraktorët shkon në 54 milion euro.

Për këtë abuzim gjenden në masë sigurimi “arrest me burg” të tre ish-zyrtarët. Ndërsa, nga të akuzuarit, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar akuzat.

Të fundit