Flash News

KRYESORE

Ministri grek i Mbrojtjes: Çamët janë kriminelë lufte; marrëveshja për pronat nuk lidhet me ta

Ministri grek i Mbrojtjes: Çamët janë kriminelë lufte;

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka folur mëngjesin e sotëm për marrëveshjet e Greqisë me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ku ka përmendur edhe çështjen çame. Ekstremisti i qeverisë greke i ka konsideruar çamët si kriminelë lufte dhe bashkëpunëtorë të nazistëve, për të cilët nuk ka se çfarë të diskutohet.

“Shqipëria po fillon të kuptojë se është në të mirë të saj që të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë. Minoriteti do të mbrohet. Epiri i Veriut është rajoni ku grekët kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë. Çfarë thuhet në lidhje me pretendimet pronësore nuk është e lidhur me çamët. Çamët janë kriminelë lufte që bashkëpunuan me nazistët dhe me kriminelët e luftës ne nuk negociojmë“, ka thënë Kammenos.

Sa i përket marrëveshjes për Zonat Ekskluzive Ekonomike, ai është shprehur se marrëveshja është arritur ndërkohë që Ministria e Jashtme e Greqisë po pret momentin e përshtatshëm për ta bërë publike.

Të fundit