Flash News

KRYESORE

Ministri holandez rikonfirmon qëndrimin për 'De Telegraaf': Shqipëria nuk është gati për në BE

Holanda zyrtare është kundër hapjes të negociatave të Shqipërisë në BE.

Media holandeze “De Telegraaf” raporton qëndrimin e  ministrit të Jashtëm Stefan Blok, i cili edhe më herët ka konfirmuar të njëjtin qëndrim.

“Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, veçanërisht në trajtimin e korrupsionit dhe përmirësimin e sundimit të ligjit.

Për Maqedoninë e Veriut, rruga është më e hapur. Vendi ka ndërmarrë hapa konkretë. Sundimi i ligjit është drejt progresit ndaj shohim mundësi për këtë vend", tha ministri Block për De Telegraaf.

Ministri i jashtëm holandez ka mbajtur të njëjtin qëndrim gjatë një takimi të Komisionit Parlamentar për Punë të Përgjithshme.

Blok deklaroi se negociatat me Shqipërinë do të hapen pasi të jenë përmbushur pesë kushte të vendosura nga Këshilli Evropian në vitin 2018.

Në 18 tetor, Këshilli Evropian pritet të vendosë për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të fundit