Flash News

KRYESORE

Ministri i Brendshëm i Australisë rezulton me coronavirus, para një jave takoi vajzën e presidentit Trump

Ministri i Brendshëm i Australisë rezulton i infektuar me koronavirus.

Lajmi u konfirmua nga ai, përmes një shënimi në tëitter, ku sqaron se rezultoi pozitiv me COVID-19.

Sipas politikës së Queensland Health, "kushdo që rezulton pozitiv duhet të pranohet në spital dhe unë kam respektuar këshillat e tyre," tha Dutton.

Ai shtoi se ndihet mirë dhe do të mundohet të jetë i disponueshëm në kohën e duhur.

Ajo që përbën problem është fakti se Dutton ka takuar vajzën e presidentit amerikan Donald Trump Ivanka Trump dhe Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA Bill Barr të Premten e kaluar, duke shkaktuar dyshime se Ivanka mund të jetë infektuar gjithashtu.

Kujtojmë se dje aktori i famshëm Tom Hanks së bashku me të shoqen dhanë lajmin se rezultojnë pozitivë me coronavirus.

Burimi: New York Times

Të fundit