Flash News

KRYESORE

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Shqipëria është kthyer në rrugë alternative për refugjatët

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Shqipëria është

Hapja e “rrugës shqiptare” për refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika ka qenë temë diskutimi në takimin midis kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz dhe ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer.

Pas takimit që u zhvillua në Berlin, Seehofer shprehu shqetësim për krijimin e shtegut të ri.

“Bashkë me kryeministri Kurz ramë dakord se Shqipëria po bëhet gjithmonë e më shumë një rrugë alternative për emigrantët, pas bllokimit të rrugës së parë”, deklaroi ministri gjerman.

Kancelari Kurz ka zbuluar gjithashtu se i ka ofruar kryeministrit Edi Rama ndihmë në forca policore për t’u përballur me fluksin e refugjatëve.

“Ne nuk duhet të presim që kjo katastrofë të përfundojë, por duhet të ndërhyjmë e të ndihmojmë autoritetet shqiptare në luftën kundër emigracionit të paligjshëm atje. 5:50 Unë ia thashë edhe kryeministrit shqiptar që Austria është e gatshme të dërgojë forca policore për ndihmë dhe ftojmë edhe vendet e tjera të na bashkohen në këtë nismë, pasi kjo është në interesin tonë”, tha Kurz.

Të fundit