Flash News

KRYESORE

Ministri i Diasporës në Maqedoni: Pata nderin të flas shqip në mbledhjen e qeverisë

Ministri i Diasporës në Maqedoni: Pata nderin të flas shqip

Në mbledhjen e qeverisë së Maqedonisë ka filluar të aplikohet përdorimi i gjuhës shqipe nga ministrat. Këtë gjë e ka bërë të ditur ministri Edmond Ademi në Facebook, i cili ka folur i pari në gjuhën e tij amtare.

“Sot pata nderin si Ministër i parë shqiptar nga radhët e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, që në mbledhjen e sotshme të 117 të Qeverisë, të flas në gjuhën shqipe. Ligji për gjuhët, si ligj duhet të rrisë kohezionin mes qytetarëve të etnive të ndryshme, në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë, si koncept politik i kësaj qeveriе udhëhequr nga LSDM.

Para së gjithash ky ligj është në interes të qytetarëve, gjithë bashkësive etnike dhe komunikimit të tyre me institucionet, dhe ne si politikanë përmes shembullit personal të tregojmë përforcimin e këtij kohezioni, duke ju shmangur politikave ditore”, shkruan Edmond Ademi, Ministër i Diasporës.

Të fundit