Flash News

KRYESORE

Ministri i Drejtësis së Kosovës pas marrëveshjes me Serbinë: SHBA do të heqë vizat për kosovarët

Ministri i Drejtësis së Kosovës pas marrëveshjes me

Ministri i Drejtësisë në Kosovë nga radhët e AAK-së, Selim Selimi, u shpreh nga Uashingtoni pas marrëveshjes me Serbinë se Kosova tashmë ka hyrë në programin e SHBA-së për heqjen e vizave.

“Grenell dhe O’Brien u zotuan se shpejt Kosova do të hyjë në programin e heqjes së vizave të SHBA-së. Ky program është një proces që duhet ta kalojmë” tha ai për mediat kosovare.

Ndërsa, për mospajtimet që patën me kryeministrin rreth çështjes së liqenit të Ujmanit, Selimi tha se Ramush Haradinaj në bisedë me Avdullah Hotin bënë që ajo të mos jetë në dëm të Kosovës.

“Hoti dhe Haradinaj luajtën një rol të jashtëzakonshëm për çështjen e Ujmanit. Këtu u kërkua dhe u bë që Ujmani të bëhet fizibilitet nga SHBA, e cila shihet nga ata si palë objektive për mënyrat e shfrytëzimit për energji. 80 për qind e tij është në Kosovë, por ky objektivitet na jep garanci në shfrytëzimin optimal për energji”.

Selimi tha se koalicioni është stabël. “Ne këto çështje i diskutojmë përbrenda koalicionit. Pakënaqësitë i diskutojmë brenda koalicionit, për këtë shkak u bënë edhe ato të arritura”.

Të fundit