Flash News

KRYESORE

Ministri i Drejtësisë pezullon dorëheqjet e drejtorëve të Hipotekave: Do t’i nënshtrohen procedurave ligjore

Ministri i Drejtësisë pezullon dorëheqjet e drejtorëve

Ministri Gazment Bardhi ka pezulluar sot dorëheqjet e drejtorëve të ZRPP-ve.

Bardhi ka dalë kundër kërkesës së kryeministrit Edi Rama i cili disa ditë më pare i kërkoi drejtorëve të jepnin dorëheqjen dhe vlerëson se zyrtarët publikë që shkelin ligjin dhe të drejtat e qytetarëve, duhet të lagohen me masë disiplinore “shkarkim nga detyra” dhe jo me dorëheqje.

Njoftimi:

Ministri i Drejtësisë z. Gazment Bardhi, është njohur sot me kërkesën për dorëheqje tëRegjistruesve të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Tiranës,Vlorës, Kukës, Dibër, Elbasan, Tropojë, Has, Mat, Kuçovë, Bulqizë, Lezhë, Kurbin, etj. Duke  vlerësuar   se   dorëheqjet   vijnë   në   vijim   të   konstatimit   publik   të   Kryeministrit   të Shqipërisë, se këta funksionarë publikë kanë shkelur në mënyrë flagrante të drejtat eqytetarëve, duke konsumuar një tallje kolektive dhe individuale me njërëzit,  Ministri iDrejtësisë ka marrë një vendim të ndërmjetëm, për pezullimin e procedurave tëmiratimit   të   dorëheqjes   së   tyre,   deri   në   përfundimin   e   një   hetimi   të   plotë administrativ mbi veprimtarinë e këtyre funksionarëve publikë. Kjo masë vjen nëkuadër të detyrimit moral dhe ligjorë që kanë autoritetet publike, që kur konstatojnëshkelje të të drejtave të qytetarëve, të mos pranojnë dorëheqjen e zyrtarëve, por t’ibëjnë ato t’i nënshtrohen pasojave që parashikon ligji.Për   këtë   qëllim,  Ministri   Bardhi,  ka   urdhëruar   Zyrën   Qendrore   të   Regjistrimit   tëPasurive   të   Paluajtshme,   që   nën   mbikëqyrjen   e   inspektorëve   të   Ministrisë   sëDrejtësisë, të ngrejë 3 grupe kontrolli, me qëllim inspektimin e veprimtarisë sëRegjistruesve në ZVRPP përkatëse. Afati i ushtrimit të kontrollit është 10 ditë ngahyrja në fuqi e urdhrit. Gjatë kësaj periudhe, me qëllim mos pengimin e veprimtarisë sëgrupeve të kontrollit dhe vijimin normal të punës në ZVRPP,  Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të Regjistruesve përkatës, deri në përfundimin ehetimit administrativ.Ministri i Drejtësisë shpreh vendosmërinë e tij se të gjithë Regjistruesit e ZVRPP qëkanë kryer shkelje gjatë ushtrimit të detyrës, si dhe kanë cenuar të drejtat e ligjshme tëqytetarëve   shqiptar,   do   të  largohen  nga  detyra  me  masë  disiplinore  “Shkarkim  ngadetyra”, me qëllim shmangien e ushtrimit të funksioneve publike në të ardhmen. Që ngadata e fillimit të detyrës së tij dhe deri më sot, Ministri Bardhi ka urdhëruar shkarkiminnga detyra të rreth 1/4 së të gjithë Regjistruesve të ZVRPP dhe garanton se nuk do tëhezitojë ta bëjë këtë në asnjë rast kur konstatohet cenimi i interesave të qytetarëve apoabuzimi me detyrën.Për Ministrin e Drejtësisë z. Gazment Bardhi, zyrtarët publikë që cenojnë interesin eqytetarëve shqiptar, apo që kryejnë shkelje të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve, deri nënivelin   e   talljes   kolektive   me   to,   nuk   mund   të   largohen   me   akt   dinjiteti,   pra   medorëheqje.   Largimi   i   tyre   nga   detyra,   duhet   të   jetë   një   përpjekje   e   autoritetevepërgjegjëse  për  të   zhdëmtuar  cenimin  e  dinjitetit  të  qytetarëve,   duke  i  larguar  këtazyrtarë me masë disiplinore “shkarkim nga detyra”, apo duke përcjellë informacionin përshkeljet  e   tyre në organet  kompetente. Kjo do të pamundësonte, që në rrethana tëcaktuara,  apo   për  qëllime   politike   të  momentit,  këta   funksionarë  të  riktheheshin  nëfunksione publike në administratë shtetërore dhe të bëheshin premisë për cenimin einteresit të qytetarëve përsëri në të ardhmen.Ministria e Drejtësisë shpreh të gjithë angazhimin e saj institucional në mbrojtjen e tëdrejtave të qyetetarëve dhe ndëshkimin e çdo zyrtari publikë që abuzon me qytetarët.Në këtë drejtim, Ministri i Drejtësisë z. Bardhi paralajmëron çdo punonjës të ZVRPP tëbëjnë kujdes në ushtrimin e detyrës dhe të veprojnë me përgjegjshmëri në zbatimin eligjit dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve, përndryshe do të përballen pa asnjëdiskutim me pasojat e shkeljes së ligjit.

 

 

 

 

 

Të fundit