Flash News

KRYESORE

Ministri i Ekonomisë: Skandali i Loredanës e dëmtoi imazhin e Kosovës në Zvicër

Ministri i Ekonomisë: Skandali i Loredanës e dëmtoi imazhin e

Ministri i Ekonomisë Valdrin Lluka, në një prononcim dhënë për për nau.ch, ka deklaruar se veprimet e Loredana Zefit, dëmtuan imazhin e Kosovës.

Në margjinat e themelimit të Odës Ekonomike Zvicerano-Kosovare, Ministri i Ekonomisë Valdrin Lluka komenton këtë çështje për herë të parë.

“Sigurisht që e kam parë atë ngjarje”, është shprehur ai.

Lluka ka thënë se nuk e njeh Loredanën personalisht, por incidentet e kanë prekur atë.

”Në Kosovë jemi shumë të shqetësuar për të mbrojtur imazhin tonë. Kjo ndodhë veçanërisht për shtetet që janë miqësore me Kosovën”.

“Zvicra historikisht gjithmonë na ka mirëpritur” ka thënë ai.

Por në vend që të flas për rastin e Loredana Zefit, ai preferon të flasë për shembuj pozitiv siç janë Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, lojtarët kosovarë në përfaqësuesen e Zvicrës e njohur si Nati.

”Pikërisht për këto raporte duam t’i tregojmë Zvicrës se jemi njerëz të mirë”.

Kujtojmë që Loredana akuzohet nga një ccift zviceran për mashtrim. Sipas tyre biondina i kishte marrë rreth 900 mijë franga zvicerane duke mashtruar me vëllain e saj.

 

Të fundit