Flash News

KRYESORE

Ministri i Gjermanisë nuk bën lojëra fjalësh: Jo hapje automatike e negociatave në 2019-n; kriteret janë të qarta

Ministri i Gjermanisë nuk bën lojëra fjalësh: Jo hapje

Qeveria e Edi Ramës e festoi me pompozitet të madh vendimin e Bashkimit Evropian për të shtyrë të paktën edhe me një vit hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ndonëse vendimi ishte i qartë, jo hapje negociatash pa plotësuar kriteret, Rama dhe zyrtarë të tjerë të mazhorancës folën për ‘dritë jeshile’ nga Brukseli, por të njëjtin qëndrim nuk ndan ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.

Në konferencën e përbashkët me Ditmir Bushatin në Tiranë, Maas nuk bëri lojëra fjalësh në këtë çështje, por deklaroi hapur se në qershor të 2019-ës nuk do të ketë hapje automatike të negociatave me vendin tonë. Ai theksoi se kriteret janë ditura dhe të qarta, ndaj duhet të ketë përparime në reforma për të bindur vendet skeptike.

“U mor një vendim orientues për fillimin e mundshëm të bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë në vitin 2019-të. Vendet anëtare kanë bërë të qartë se qershori i vitit 2019-të nuk do të jetë automatik sa i përket nisjes së bisedimeve të anëtarësimit. Kriteret për këtë janë ditura dhe të qarta, duhet të ekzistojnë hapa për rezultate të tjera në reforma në mënyrë që të bindim edhe ata që janë skeptikë për këtë proces”, u shpreh ministri i Jashtëm gjerman.

Gjithsesi, Maas u shpreh optimist se negociatat mund të hapen gjithnjë nëse përmbushen kriteret.

Kjo deklaratë e kreut të diplomacisë gjermane hedh poshtë fushatën propaganduese të qeverisë shqiptare se në qershorin e 2018-ës u hap rruga për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë.

Heiko Maas në Tiranë: Gjermania ka perceptuar se ndryshimi i kufijve sjell efekt domino

Bushati: Kemi tre oferta konkrete në tavolinë për opozitën

Të fundit