Flash News

KRYESORE

“Ministri i Haxhiut”, reagon Gent Cakaj: Batonin e takoj rregullisht, kontaktet i rivendosa kur isha student

“Ministri i Haxhiut”, reagon Gent Cakaj: Batonin e takoj

Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj i është përgjigjur deklaratës së lëvizjes Vetëvendosja, e drejtuar nga Albin Kurti, pas emërimit,  duke e cilësuar si ministri i Baton Haxhiut e Hashim Thaçit.

I ftuar në emisionin ‘Pressing’ në T7 në Kosovë, Cakaj ka folur për marrëdhëniet e tij me Baton Haxhiun, ndërsa tregon për herë të parë se pasi është njohur me të që në moshën 15-vjeçare kur ishte pjesë e VV, ka rivendosur kontaktet me gazetarin kur ishte student. Ai pranon se takohet rregullisht me Baton haxhiun, por sipas tij nuk ndikon në qëndrimet politike.

“Për hir të opinionit publik janë spekulime të shumta, deklarata se kam qenë pjesë e VV para 2011, është e saktë, por jam larguar pas pavarësisë.

Që unë jam produkt shumëvjeçar i Baton Haxhiut dhe që jam paguar prej tij, kjo është e pavërtetë.

Unë kam punuar në sondazhe dhe nuk jam paguar me paga mujore ose shumë të larta, kam punuar me institutin Gani Bobi dhe kam realizuar vetëm një koment të sondazheve elektorale në një moment jo elektoral, kur kam qenë student dhe studioja në Belgjikë. Me zotin Haxhiu kam raport personal, e takoj rregullisht, por qëndrimet e mia politike janë qëndrimet e mia politike dhe nuk do të thotë se marrëdhënia jonë personale të reflektohet në politike apo nuk do të thotë se jam në pozitën ku jam si rrjedhojë e investimit të Haxhiut. Ky është thashethem.

Unë zotin Haxhiu e kam njohur që 15 vjec kur isha pjesë e lëvizjes VV, por mandej s’kam patur komunikim të rregullt.

E them për herë të parë se me zotin Haxhiu kam rivendosur një kontakt pasi jam bërë student në universitetin e Prishtinës, pasi dy profesorët e mi të filozofisë kanë patur shoqëri jo vetëm me Batonin por edhe me gazetarë të tjerë të Prishtinës, e si pasojë kam rikthyer një kontakt të cilën e kam patur më herët”, tha Cakaj.

Të fundit