Flash News

KRYESORE

Ministri i Jashtëm gjerman vjen në Tiranë, diskutime për bashkëpunim mes dy shteteve

Si në komunizëm dhe në demokraci Republika Federale Gjermane ka bërë përpjekje të herëpashershme për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë.

31-vite pas nënshkrimit të protokollit të bisedimeve mes dy vendeve,  javën që vjen i pranishëm në Tiranë do jetë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ku do të diskutohet me ministrin Bushati për bashkëpunimin në vijim.

Është ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ai i cili ka bërë të ditur lajmin e ardhjes së homologut gjerman në Shqipëri, në Facebook, teksa shpërndan dhe dokumentet e 31-viteve më parë.

"Mbështetja e Gjermanisë është e pazëvendësueshme në procesin e integrimit europian dhe shtetkonsolidimit demokratik të Shqipërisë.

Dokumentet arkivore tregojnë përpjekjet e herëpashershme të RFGJ-së për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë e atëhershme komuniste.

Sot, shënojmë 31-vjetorin e nënshkrimit të protokollit të bisedimeve mes dy vendeve. Marrëdhëniet tona janë më solide se kurrë. Javën e ardhshme do të kem kënaqësinë të mirëpres në Tiranë ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, me të cilin do të përcaktojmë piketat e bashkëpunimit të mëtejshëm", shkruan Bushati.

Të fundit