Flash News

KRYESORE

Ministri i Jashtëm grek: Negociatat janë bllokuar nga mosmarrëveshjet Rama-Meta

Ministri i Jashtëm grek: Negociatat janë bllokuar nga

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij gjerman Heiko Maas. Gjatë takimit u diskutua edhe për negociatat me Shqipërinë. Sipas ministrit grek, negociatat me Shqipërinë janë bllokuar për shkak të palës shqiptare. Ai tha se kjo ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve që presidenti Ilir Meta ka me kryeministrin Edi Rama.

“Natyrisht, pas vizitës në Tiranë e Shkup, diskutuam për ecurinë e negociatave me Shqipërinë dhe marrëveshjen e Prespës. Ne këmbëngulim që historia duhet të jetë shkollë dhe jo burg. Mbështesim marrëveshjen e Prespës. Ne lidhje me Shqipërinë, kemi kryer negociatat. Siç jeni në dijeni, janë bllokuar nga problemet administrative të palës Shqiptare, nga mosmarrëveshjet e presidentit me kryeministrin shqiptar. Si dhe për faktin se gjykata kushtetuese për momentin nuk funksionon plotësisht”, u shpreh Kotzias gjatë takimit.

Të fundit