Flash News

KRYESORE

Ministri i Jashtëm grek: Zgjerimi i vijës bregdetare është prioritet i qeverisë

Ministri i Jashtëm grek: Zgjerimi i vijës bregdetare është

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Jorgos Katrugalos, në një intervistë për radiostacionin Real Fm, ka folur dhe për ecurinë e marrëdhënieve bilaterale me Shqipërinë.

Gazetari Nikos Haxhinikolau është referuar në dialogun e mëparshëm mes dy dikastereve si dhe në deklaratat nxitëse në vijim të palës shqiptare, duke pyetur nëse këto episode kanë bllokuar procedurat dhe si konkretisht po ecin negociatat për Zonën Ekskluzive Ekonomike në detin Jon.

Ministri grek ka dhënë dy arsye për vonesat e negociatave duke thënë se vijnë për shkak të trazirave në Shqipëri, por dhe për mungesën e përgjigjeve për minoritetin grek.

Në lidhje me deklaratat e mëparshme të qeverisë greke, përfshi dhe të ish-ministrit Nikos Kotzias, për vijën bregdetare dhe zonën ekskluzive ekonomike, ministri Jorgos Katrugalos ka deklaruar se zgjerimi i vijës bregdetare dhe përcaktimi i zonës ekskluzive ekonomike është ndër prioritetet e kryeministrit Tcipras.

“Madje, zgjerimi i vijës bregdetare përfshihet në projektin e përcaktimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë, Italinë dhe Egjiptin, ky i fundit nëse realizohen negociatat e duhura. Bëhet fjalë për një vendim politik që sipas kryeministrit do të mbyllet me miratimin e legjislaturës përkatëse”, shprehet ministri.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, gjithsesi, nuk ka përcaktuar afatin kohor të negociatave për paketën e çështjeve me Shqipërinë, që sipas tij janë në varësi të plotë të vendimeve për shelfin detar.

 

Të fundit